Princi Harry nuk i propozoi për martesë Meghan Markle ashtu siç deshi

By

Duka i Sussexit nuk i propozoi gruas së tij për martesë ashtu sic deshi sepse ai kishte në mendje t’i propozonte Meghanit në një vend më ekzotik se sa Villa Nottingham, thuhet në një dokumentar.

Më pak se dy vite më parë më 27 nëntor 2017, Princi e bëri publike fejesën dhe BBC publikoi një intervistë ku ata tregojnë se si ndodhi e tëra.

Harry tha “Ndodhi disa javë më parë këtu në vilën tonë; një natë tipike e jona.” “Ne po piqnim pulë, të paktëm po mundoheshim” shtoi ai. Ai gjatë intervistës tregon edhe për vendin e preferuar të tij “ E binda Meghan të më shoqëronte në Botswana dhe kampuam me njëri tjetrin nën yje, “Aty ndihem më mirë se në çdo vend tjetër në botë.”

Sipas dokumentarit “Meghan Markle: Filmat, martesa dhe amësia”, Princi Harry kishte planifikuar diçka ndryshe për propozimin.

Edhe pse Harry dështoi të bënte pyetjen në vendin e tij të preferuar, Meghan dukej shumë e kënaqur me mënyrën si ndodhi.

Ajo tha: “ Ishte kaq e ëmbël, e natyrshme dhe shumë romantike.”

 

Artikuj të ngjashëm