Prezantuesja ‘këshillohet’ të mos vazhdojë replikat me shqiptaren, Miss New York 2016

By

Me 17 Janar, Serena Buçaj, shqiptarja nga Puka arriti të kurorëzohet si më e bukura e New York në SHBA mes qindra vajzave.

Pas këtij suksesi, normalisht se për bukuroshen 27-vjeçare kanë pasuar intervistat e shumta në mediat prestigjioze amerikane.

E pikërisht në një paraqitje televizive për programin e mëngjesit në Fox, Serena si çdo herë tjetër, shprehu krenarinë e të qenurit shqiptare.

Kur u pyet nga prezantuesja për ushqimet e preferuara dhe për çka njihen shqiptarët në gatim, Miss New York nënvizoi faktin se shumica e restoranteve ku servohet ushqim italian, janë në pronësi të shqiptarëve.

Kjo ngjalli habi tek prezantuesja që vazhdoi me pyetje deri në momentin kur kolegu i saj, i cili dukej të ishte më i informuar për komunitetin shqiptar që jeton në SHBA e këshilloi të mos vazhdojë me pyetje.

‘Më bëj një nder, mos u ngatërro me shqiptarët. Thjesht, lëri ata vetëm’ – shprehet prezantuesi.

Ndryshe, Serena pas triumfit në zonën e saj, do garojë për titullin e më të bukurës së gjithë shteteve amerikane. /Prive.al/

Linku i videos: http://www.fox5ny.com/good-day/83707909-video

Artikuj të ngjashëm