Belen Rodriguez është në pritje të bebushit të dytë. Ylli argjentinas ka pohuar se ajo dhe partneri i saj, Antonino Spinalbanese do të bëhen së shpëjti prindër.
Duke folur për revistën “Chi”, Belen rrëfeu se është në muajin e pestë të shtatzanisë por nuk dha asnjë detaj për gjininë e bebit.
“Mendoja se nuk do të gjeja më një dashuri tjetër si kjo, nëse do të kisha mundur ta vendosja unë do të më pëlqente të ishte një njeri i vetëm dhe e vërteta është se e mbajta për shumë kohë këtë dhimbje të madhe sepse për mua s’ishte e konceptueshme të kisha dy fëmijë nga dy burra të ndryshëm. Unë për vite me radhë nuk e gjeta forcën për të parë drejt të ardhmes.”, rrëfen Belen, e cila është gjithashtu nënë e një djali 6-vjeçar.
36-vjeçarja dhe Antonio, janë bashkë prej më pak se një viti pas ndarjes përfundimtare me ish-bashkëshortin Stefano De Martino.