Secili që e pëlqen e kënaqet nën tingujt e muzikës së Era Istrefit, tani ka edhe një këngë të sajën në ‘play list’.
Këngëtarja kosovare që mori famë edhe në botë e këngët e së cilës u dëgjuan ngado, i ka dhënë fund pritjes.
Era ka kohë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara ku po punon në ide e projekte të reja, dhe tani ka lansuar bashkëpunimin me reperin French Montana.
Istrefi, yll në ngjitje, ka publikuar projektin e dytë me shtrirje ndërkombëtare ‘No I love Yous’.
Kënga me ritme që determinojnë epitetin e hitit është realizuar në bashkëpunim me French Montanan, reperin marokien që ka qenë në maje të klasifikimeve në diskografinë amerikane.
Ndonëse u rrit në Prishtinë, Era në projektin e ri, sjellë një frymë tjetër, një formë në të cilën as Erën por as edhe një këngëtare shqiptare nuk e kemi parë më herët.
Në këtë klip, Era për herë të parë në karrierën e saj muzikore paraqitet si një brune, duke ndërruar imazhin e biondes që e pati në fillim.
Por diçka ka mbetur e do mbetet gjithnjë e njëjtë: veçantia me të cilën ajo paraqitet, lëvizjet e saja “alla Era Istrefi” e edhe veshjet që krijohen vetëm për të!
Shijojeni të plotë më poshtë: