PREMIERË: Elvana Gjata – Njësoj

By

Pati shqetësuar jo pak me heshtjen e gjatë duke bërë që të ngriteshin shumë pikëpyetje e teori konspirative për zhvillime në karrierë.

Por, Elvana si Elvana, një divë e vërtetë e estradës shqiptare nuk kishte se si të vepronte ndryshe përpos që të punonte në heshtje për hite të reja që i shkojnë përshtati imazhit të ndërtuar ndër vite.

E më në fund, pa s një pauze gati një vjeçare prej hitit ‘Love me’, sapo është publikuar krijimi i ri muzikor nga Elvana titulluar ‘Njësoj’.

Kënga mban vulën e Threedots dhe ka videoklip të vizuelizuar nga Max Production ku Elvana shfaqet si gjithmonë, në top formë.

Mbetet të dëshmohet në vazhdim se si do rezultoj ky projekt i këngëtares nga Shqipëria por dilemat janë të pakta se ‘Njësoj’ përbën suksesin e rradhës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm