Një tjetër ndarje qenka regjistruar pa u vënë shumë re në shoubiz.
Aktorja, njëherësh bloggerja shqiptare Dea Mishel e njohur për pjesëmarrjen në “Hostel by Anabel” i paska dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.
Dikush e ka nuhatur mungesën e fotografive dhe paraqitjeve të përbashkëta, prandaj e ka pyetur se a është beqare.
Ajo i është përgjigjur direkt me një “po”.
Dea Mishel ka qenë gjatë në lidhje dhe për këtë raport ka folur gjithnjë nëpër intervista.
Ajo vitin e kaluar pati treguar se “duhen shumë por zihen si macja me miun çdo dhjetë minuta”. E mesa duket qenka bërë boll me zënka! /Prive.al