Pozitiv me koronavirus dhe i burgosur, Harvey Weinstein përballet me akuza të reja

By

Ish- producenti i filmave Harvey Weinstein u dënua me 23 vjet burgim për sulm seksual.

Weinstein u shpall fajtor në gjykimin që u mbajt në New York gjatë shkurtit.

Avokatët e Weinstein kishin apeluar për zbutje dënimi duke këmbëngulur që edhe dënimi minimal prej pesë vjetësh mund të ishte një “dënim i përjetshëm” për të, raportonte asokohe BBC.

Në fund të marsit ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe mbahej në Qendrën Korrekutese Wende në New York.

Harvey Weinstein faces additional sexual battery charge in ...

Para se të mbërrinte në Wende, ai kishte kaluar kohën në ishullin Rikers, një burg në New York City dhe në spital, ku ishte trajtuar për probleme të zemrës dhe dhimbje në gjoks.

Prokurorët e Los Angeles kanë ngritur një akuzë të re për abuzim seksual kundër Harvey Weinstein, producrent i filmave, që vuan një dënim me 23 vjet burg në Nju Jork, për përdhunim.

Zyra e avokatit të rrethit LA, e cila paraqiti çështjen e saj origjinale në janar, njoftoi të premten se Weinstein po përballet me një akuzë të re kriminale të abuzimeve seksuale, që thuhet se buron nga një incident në një hotel në Beverly Hills më 11 maj 2010.

Weinstein “preku me dashje dhe në mënyrë të paligjshme një pjesë intime të [viktimës], ndërsa personi tha që ishte kufizuar në mënyrë të paligjshme nga … Weinstein dhe një bashkëpunëtor”, pretendohet në  ankesë. Gruaja u mbajt kundër vullnetit të saj “me qëllim të zgjimit seksual, kënaqësisë seksuale dhe abuzimit seksual”.

Weinstein ishte shpallur fajtor për përdhunim në shkallë të tretë për një sulm në një hotel në Nju Jork dhe fajtor për abuzim seksual kriminal dhe detyrimin e seksit oral të një ish-asistenteje të produksionit.

 

 

Artikuj të ngjashëm