Gjatë ditës së djeshme, policia ka ndaluar reperin e njohur shqiptar, Don Xhonin.
Këtë e ka treguar vetë artisti pasi ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, derisa shihej vetura e tij e re luksoze e tipit Lamborghini.
Por, reperi duket ta ketë vlerësuar profesionalizmin e autoriteteve.
“Respekt për policinë tonë, më të mirët në rajon”, ka shkruar ai në fotografinë ku shihen katër zyrtarë policorë.