Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Po bëhet interesante: Fisnik Ismaili replikon në Instagram me Butën – Privé – Faqja Zyrtare

Po bëhet interesante: Fisnik Ismaili replikon në Instagram me Butën

By

Debati nëse politika duhet të ndërhyje në censurimin e muzikës në Kosovë, po vjen e po bëhet më interesant.

Kjo për shkak se me idenë e Haxhi Avdylit në Komisionin Parlamentar të Kosovës për Shëndetësi, e dha idenë që këngët e repereve e reperëve kosovarë të censurohen sepse po promovojnë stil negativ jetese, me dhunë e drogë.

E derisa Avdyli e përmendi reperen Tayna duke iu referuar si njëra nga këngëtaret që i këndon drogës, reagime ka edhe nga të tjerë muzicientë.

Nga ta është reperi Buta, i cili ka bërë një replikë me deputetin Fisnik Ismaili.

LEXO PO ASHTU:

Derisa reperi ferizajas shkruante në Instagramin e tij se muzika e tij nuk e promovon drogën dhe se ai nuk bën muzikë për transmetim në televizione, deputeti iu përgjigj me një koment!

“Unë thash që është boll këngë e mire tybe. S’di a e ke kapë atë moment”, ka thënë Ismaili, i cili mbrëmë i ka kritikuar reperët kosovarë, që po e promovojnë jetën luksoze derisa po debatonte në emisionin e Adriatik Kelmendit në KTV.

Ndërsa Buta iu përgjigj deputetit, e të gjitha replikat mund t’i shihni në foton më poshtë:

Artikuj të ngjashëm