Plasin polemika mes Elitës dhe Gjonit

By

“Post Big Brother VIP” të hënën ngjalli shumë debate mes banorëve.

Por ishte një polemikë që u krijua mes një prej ish-banorëve dhe prezantueses Elita Rudi.

Ata patën një moment tensioni, të cilin Gjoni ka vendosur ta zgjasë.

Përmes një postimi (të cilin e ka fshirë më pas), ai ka deklaruar se Elita ka nivel profesionalizmi 0.0.

Një replikë nuk ka munguar nga prezantuesja.

“Unë jam shumë rehat me mënyrën si e kam superuar programin, dinamikat dhe krejt të tjerat që kanë ndodhur në atë program të gjatë dhe me tensione. Ndoshta kam reaguar edhe ashpër, por jo me cinizëm, ndoshta e kam ngritur zërin por ju pa arsye, ndoshta kam kundërshtuar por jo pa argumente. Kam ngelur edhe pa fjalë ama veç nga paedukata dhe sjellja e devijuar. Si do të menaxhohej ndryshe një studio me aq shumë frustrim, tensione, ofendime, kërcënimë e ku vihej në pikëpyetje funksioni i një produksioni të tërë?”, është shprehur Elita.

Gjoni e ka fshirë postimin fillestar por në një tjetër i ka thënë sërish disa fjalë.

“Për hatër të shoqërisë dhe respektit ndaj tyre po ta fshij storyn. Vetëm kujdes si i trajton njerëzit se me javë më ke kërkuar intervistë. Dhe me lujt në emision, nuk shkon! Ju do Lugati”, është shprehur ai. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm