Përfundon seriali “How to get away with Murder”!

By

Javën e kaluar është transmetuar episodi i fundit i serialit të njohur në gjithë botën “How to get away with Murder”!.

Një dramë e gërshetuar me krim që ka bërë miliona shikues ta ndjekin me vëmendje çdo minutë të saj.

Annalise Keating është personazhi kryesor, avokatja më e mirë që njeh Amerika e cila rekruton në ekipin e saj disa studentë. Mirëpo, përpos që do të shpëtojnë të tjerët, kjo skuadër vetë përfshihet në një seri vrasjesh ku duhet t’ia hedhin pa u dënuar.

Sezoni i gjashtë dhe i fundit përfundoi në atë mënyrë që askush nuk e priste dhe ishte një nga më befasueset, nëse nuk e keni parë duhet patjetër ta ndiqni këtë dramë e krim të gërshetuar në mënyrën më të mirë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm