Ed Sheeran dhe Dua Lipa kanë grumbulluar miliona paund nga pagesat e honorareve për shkak të muzikës së tyre që luhet në sfond në ‘lokacionet industriale’, sipas një raporti financiar.
Organi i industrisë që mbledh dhe shpërndan honoraret – tha se kishte pasur një rritje rekord prej 113.8 përqind në të ardhurat nga muzika që luhet për punëtorët në magazina.
Muzika në sfond në ‘lokacionet industriale’ gjeneroi 18.1 milion £, ndërsa honoraret për muzikën live u ulën me 29 përqind, raportoi i.
Raporti financiar i PRS 2022 zbuloi se hitet më të luajtura në depo në 2021 ishin Bad Habits e Ed Sheeran dhe Levitating nga Dua Lipa.