Noizy nuk ka të ndalur.
Artisti shqiptar që gjendet lartë në listën e reperëve më të pëlqyer e më të paguar duket se nuk po ngopet së synuari lartë e më lartë.
Komoditeti financiar me dy koncerte në ditë e jo vetëm ka bërë që së fundi ai të investojë goxha.
Krahas shpenzimeve në makina e stil të jetesës, me bizneset e reja Noizy vetëm sa ka korrur sukses edhe më shumë.
Por, planet nuk mbarojnë me kaq. Krahas një restoranti të ri që pritet të hapet shumë shpejt, një projekt 3D i postuar nga vetë reperi në InstaStory ka ngjallur dilemat mbi një lagje të projektuar për qejfin e tij.
Skica në 3D shfaq disa shtëpi luksoze me gjitha detajet përcjellëse përfshirë pishinën dhe parkingjet.
Të jetë kjo lagjja OTR?! /Prive.al/