Në duetin e tyre të parë bashkë, këngëtarja Shyhrete Behluli dhe nusja e saj, sopranoja Learta Jakupi, i kanë dedikuar këngë të madhes Nexhmije Pagarusha.
Kjo këngë vjen në ditëlindjen e saj të 86-të, duke i bërë nderim për kontributin që ajo ka dhënë në muzikën shqipe.
Për Pagarushën që cilësohet si bilbil, dyshja kanë kënduar e xhiruar klipin edhe në shtëpinë e saj, duke u veshur që të tria me veshje kombëtare shqiptare.
Vargjet e këngës thonë se publikut shqiptar, po i mungon shumë zëri i këngëtares së madhe. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=zgX4XI2K-2s