Ndoshta zgjedhja më e vështirë sa i përket dukjes dhe veshjes është ai, fustani i bardhë që shumë vajza e ëndërrojnë.
Fustanet e bardhë ikonikë të VIP-ave dhe princeshave e dukeshave janë me mijëra imitime. Ajo çka një fustan i bardhë zakonisht synojmë të jetë, është kombinim mes tradicionales dhe modernes.
Po shumë femra kanë guxuar të dalin jashtë kësaj kornize, duke eksperimentuar edhe me modele tjera si për shembull fustan i bardhë trepjesësh apo kostum nusërie.
Nga llojllojshmëria e materialeve, dantellë, mëndafsh e saten gjatë shumë viteve, është krijuar një koleksion fustanesh ikonik, që në mënyrë indirekte edhe vendosën trendet e fustaneve të bardhë asokohe edhe në ditët e sotme. /Prive.al