Loredana Zefi dhe Mozzik, kanë xhiruar klipin e tyre më të ri të këngës “Romeo & Juliet”.
Dyshja kanë ardhur në Kosovë për xhirime, ndërsa kanë publikuar edhe imazhet e para nga skenat e xhirimeve duke zbuluar se si po duken.
Ajo që ra në sy më së shumti, është transformimi i Loredanës.
Këngëtarja ka vendosur që kësaj here në klip të shfaqet me flokët e gjata, por duke i qëndruar besnike biondes.
Përndryshe ajo shumë shpejt ka ardhur në formë, pasi dy muaj më parë u bë nënë e një vajze me emrin Hana. /Prive.al