Për këtë askujt nuk do i shkonte mendja: Ledri dhe Flori me surprizë të paimagjinueshme

By

Ideja e një bashkëpunimi mes Ledri Vulës dhe Flori Mumajesit, që prej raportimit të parë në Prive.al u pëlqye jashtëzakonisht shumë.

Gëzimi i fansave për bashkimin e dy prej meshkujve më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare u vulos kur më pas dolën në pah edhe detaje nga xhirimet e projektit që publikohet shpejt.

Mirëpo, nëse mendoni se surprizat e dyshes mbarojnë me kaq, gaboheni! Kjo për faktin se Prive.al ka arritur të mësoj që djemtë kanë finalizuar plot DY projekte, Ledri ft. Flori dhe Flori ft. Ledri.

Mendohet se projektet do jenë gati për pak ditë, dhe jo zyrtarisht, 7 Korriku përmendet si datë e lançimit por që mund të ndryshoj shkaku i montazhës dhe modaliteteve tjera.

Vera i takon Florit dhe Ledrit për këtë vit?! Sipas të gjitha gjasave, premisat duket se do të na shpien pikërisht drejt këtij realiteti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm