Për ditëlindje, fansat e Duas mbledhin para të dedikuara për Kosovë

By

Së fundmi, Dua Lipa festoi ditëlindjen e 27-të.

Ajo pas ditëve me familjen në jug të Shqipërisë, kohë i kushtoi shoqërisë në Ibiza.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Teksa urimet, sigurisht kanë qenë të panumërta, fansat e saj të huaj kanë vendosur të bëjnë një dhuratë interesante.

Ata kanë mbledhur para për një kauzë të veçantë.

Komuniteti virtual i fansave të Duas kanë grumbulluar mbi 1000 dollarë me një destinim me shumë me domethënie.

Paratë janë dhënë për strehimoren e qenve të Prishtinës.

Përpos për strehimoren e qenve në Kosovë, një pjesë e donacionit ka shkuar edhe për “Animal Rescue Albania”, një organizatë joqeveritare me bazë në Tiranë që ka qëllim të ngjashëm, të shpëtojë nga abuzimi mijëra kafshë të braktisura e të keqtrajtuara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm