Aurela Gaçe është njëra ndër këngëtaret që njihet për talentin dhe zërin e saj të rrallë.
Aftësitë vokale e kanë bërë atë të hyjë në mesin e artistëve më të mirë në skenë.
Të pranishme e gjejmë vazhdimisht nëpër këngë e videoklipe, e duke mos lënë anash as festivalet.
Ajo për herë të dytë ka qenë edhe fituese e festivalit “Kënga Magjike”, me këngën me titull “Akoma jo”.
Sigurisht që edhe këngëtarja është e vetëdijshme për dhuntinë që posedon. Ajo e ka shprehur këtë në postimin e fundit në Instagram ku ka falendëruar fansat që i qëndrojnë pranë, dhe Zotin që për atë çfarë i ka dhënë./Prive.al/