Për çfarë arsye po qanë Enca?

By

Ditët e nxehta të verës kanë mbaruar duke e lënë të pikëlluar këngëtaren Enca.

Ajo bëri një postim në instastory duke shkruar: ‘Jam e vetmja që më vjen për të qarë se ka mbaruar vera?’.

Artistja këtë verë ka qenë jashtëzakonisht aktive me këngë të reja dhe koncerte të shumta gjithandej ku ka shqiptarë, prandaj mbarimi i sezonit veror do t’i mungojë këngëtares.

Së fundmi, Enca nxori ‘Rendez Vous’ me videoklip dhe këto ditë pritet që të lëshohet në youtube bashkëpunimi i saj me reperin Don Phenom për këngën ‘Kujt po i han’.

Projektet e Encës kanë arritur miliona klikime dhe kanë marrë mijëra komente pozitive.

Përveç kësaj, ajo është shqiptarja më e ndjekur në Instagram kur bëhet fjalë për Kosovë e Shqipëri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm