Turi i Mozzik nëpër qytete të vendit dje bëri shumë zhurmë.
Pas disa ndalesave, me urdhër të autoriteteve shpërndarja falas e kopjeve të albumit u ndërpre teksa reperi gjeti fajtor ata që më së lehti sulmohen – mediat.
E sot, pasi turi u ndal në gjysmë reperi ka publikuar një përmbledhje nga atmosfera edjeshme dhe mes tjerash ka kërkuar falje.
“Më falni nëse e bëra tollovi pak” – deklaron Mozzik në postimin e ndarë.
Sakaq thirrjet për bojkot dhe mbyllje të faqeve të Klan Kosova, Express, Insajderi dhe IndeksOnline mbesin ende në profilin e tij. /Prive.al