Tenori i shquar Rame Lahaj ka mbajtur mbrëmë koncertin në sheshin “Skenderbej” në Prishtinë.
Mirëpo për shkak të vdekjes të ëmës së tij është mbajtur vetëm çereku i asaj që ishte planifikuar nga interpretimet.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj,” ka deklaruar Lahaj para mijëra spektaktorëve.
Për këtë veprim të tij ka reaguar Vesa Luma “Vetëm një artist i kalibrit të tij gjen forcën për të vazhduar koncertin me një profesionalizëm e kulturë të rrallë! Nëna yte sonte ka kënduar bashkë me ty dhe me mijëra qytetarë në Prishtinë. Krenar që të kemi”. /Prive.al