Pas vaksinimit këngëtari i njohur doli pozitiv me COVID-19

By

Katër ditë pasi mori dozën e tij të dytë të vaksinës Moderna, legjenda e muzikës Larry Gatlin ka dalë pozitiv për COVID-19, sipas publicistit të tij.

“Ja dola 361 ditë pa u infektuar me COVID-19”, tha Gatlin. “Pastaj, infektohem katër ditë pasi kam marrë dozën time të dytë të Moderna. Cilat janë shanset?”

Një zëdhënës i anëtarit të Gatlin Brothers tha se ai e mori vaksinën në 4 mars. Më 8 mars, ai u diagnostikua me koronavirus. Sidoqoftë, simptomat e tij thuhet se janë të lehta: një kollë dhe lodhje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm