Pas shumë vitesh bashkë, moderatori shqiptar i propozon partnerës në ditëlindje

By

Moderatori i njohur i “Portokalli” Salsano Rrapi dhe partnerja e tij aktorja Erjola Kakeli pas shumë vitesh bashkë me ç’rast janë edhe prindër të dy vajzave, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një plazh në jug të Shqipërisë.

Partnerja e ka surprizuar Salsanon me një festë për ditëlindje ndërsa të pranishëm ishin të gjithë miqtë e tij. Pas ditëlindjes, të dy kanë bërë shkëmbimin e unazave në praninë e fëmijëve dhe të të gjithë personave të dashur.

Miqtë kanë bërë publike pamjet në rrjete sociale ku duket se si dhëndri dhe nusja kremtojnë dashurinë buzë detit me fustan të bardhë dhe kostum tipik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm