Javën e kaluar, Prive raportoi se Dua Lipa ka nisur një lidhje të re dashurie!
Siç duket, “zogjtë e vegjël” që flasin për Prive, gjithmonë kanë të drejtë!!!!
Dhe përderisa na e tha një mik i afërt i Duas se ajo ka nisur një romancë me Anwar Hadid, vëllain e vogël të Gigi Hadid, nuk vonoi e lajmi u konfirmua edhe nga tabloidet britanike.
Dua Lipa dhe Anëar Hadidi, shkruajnë The Sun dhe Metro, kanë nisur një lidhje dashurie vetëm tri javë pasi ajo sërish i dha fund lidhjes me modelin e kuzhinierin Isaac Carew.
Anëar është vëllai i vogël i motrave super modele, Bella e Gigi Hadid.
The Sun i ka publikuar fotografitë e Dua Lipës, në të cilat ajo duket shumë e afërt me modelin Anëar në Los Angelos, ndërsa takimet e tyre romantike kanë vazhduar edhe në Malibu.
Një burim i këngëtares për The Sun ka thënë: “Dua dhe Isaac kanë shumë hisori bashkë dhe ai gjithmonë do ketë një vend special në zemrën e saj. Por së fundmi ajo ka qenë në Los Angeles dhe ajo a kaluar shumë kohë me Anwar. Dyshja kanë moshë të përafërt dhe për ta, ka qenë një kohë shumë e bukur”.