Ditën e sotme, këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli u bë sërish gjyshe me ardhjen në jetë të nipit.
Por ky moment, ndryshe prej pritshmërive kaloi komplet në heshtje nga familja e cila është në rrethana tjera mjaft aktive në rrjete sociale.
As një foto e vetme e as ndonjë postim nuk konfirmoi zhvillimin e rëndësishëm në familjen e cila viteve të fundit është shndëruar ndër më të komentuarat në portale.
Sidoqoftë, edhe për këtë ka një arsye.
Mësohet se i gjithë ky zhvillim është tendencë për të mbajtur privatësinë në kuptimin e plotë të saj larg vëmendjes së publikut.
Learta ishte treguar e kujdesshme edhe gjatë shtatzënisë duke mos ekspozuar shumë linjat trupore. Syri i keq, mbase mund të jetë arsye në vete për këtë qëndrim. /Prive.al/