Pas fatkeqësisë tri javë më vonë, Vjosa rikthehet nga spitali në shtëpi me vajzat

By

Vjosa, një nga personazhet më të njohura të Instagram-it, prej afro tre javësh ka munguar në këtë rrjet social.

Mungesa është pikasur nga ndjekësit të cilët janë mësuar me aktivitetin intenziv të postimeve të një prej shqiptareve më të njohura në rrjete sociale, e cila ndanë copëza të jetës së saj familjare, si bashkëshorte e nënë e tre vajzave.

Për herë të parë, pas afro 20 ditësh, ajo ka bërë një postim publik duke treguar arsyet.

Vjosa ka treguar se ka ndodhur një fatkeqësi. Vajza e vogël e tyre, është përvëluar në Kosovë duke pësuar djegie në njërën dorë dhe dy këmbët.

Përmes një videoje, blogger-ja e njohur ka treguar se në dy ditët e para, vajza ka qenë në spitalin e Pejës teksa më pas kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë.

Blogerja sot ka dhënë lajmin e mirë se pas tri javësh ajo është rikthyer nëe shtëpi me vajzat dhe se vogëlushja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Më poshtë mund të shihni postimin e saj të plotë. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Vjosa Muriqi (@mrs.vjosa)

Artikuj të ngjashëm