Pas eliminimit Shota ka diçka për të thënë për Xhulin

By

Shota, pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, foli edhe për Julianën.

Aktorja tha se Xhuli nuk i përkrah sa duhet gratë.

“Mendoj se nuk e përkrah gruan aq sa thotë Xhuli.. Kur e përkrah, e mbron nuk e bën të ndihet keq”, ka thënë Shota.

Ndërkaq, shtoi se nuk e ka bullizuar atë.

“Unë s’mendoj që e kam bullizuar Xhulin”, vazhdoi ajo.

Ajo tha se Xhuli do të ndryshojë gjatë rrugës.

“Është vetëm fillimi i Xhulit ajo ka me dalë gjithë ndryshe, ka strategji, jo gjithmonë mund të jesh e mirë me të tjerët”, u shpreh Shota.

“Ka raste kur bëhej e mirë, lëvizte gjithë kohës, kërcente, sepse donte të ishte në qendër të vëmendjes”, shtoi Shota.

Artikuj të ngjashëm