Janë bërë një muaj që kur Dafina Zeqiri lansoi këngën “Duro”, që i kushtohet shëndetit mendor.
Tani ajo është gati t’i përvishet punës për këngën e re.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja njoftoi se gjatë ditës së sotme ajo do të nisë xhirimet për videoklipin e ri.
Këngëtarja shfaqej nga tualeti, derisa ishte duke e lyer fytyrën me një krem hidratues, kurse flokët i kishte të kapura lart kokës, duke e cilësuar këtë rutinë si shumë të rëndësishme.
“Do të xhirojë klipin e ri sot”, ka shkruar ajo në përshkrim. /Prive.al