Pas Dubait, ky është vendi ku pritet të performojë Era Istrefi

By

Para disa muajsh, ajo kishte interpretuar këngë nga repertori i saj në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

E tani, këngëtarja Era Istrefi, ka dhënë lajmin se shumë shpejtë do të jetë artistja që do interpretojë në një klub nate në Egjipt.

Istrefi këtë e ka thënë përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku shkruan: “Shihemi së shpejti Egjipt”.

Këngëtarja sapo ka publikuar këngën e saj të re me klip “Prisioner”, të cilin e xhiroi në Jamaica ndërsa ky vit ishte bombastik për të, sepse performoi edhe në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm