Pas baladave e vuajtjeve, Yll Limani vjen me ritme verore

By

Yll Limani mbetet njëri prej këngëtarëve dhe tekst shkruesit më të mirë të gjeneratës së re. Projektet e fundit të tij u shndërruan në hite të padiskutuara. E gjithë kjo erdhi si pasojë e talentit të tij dhe shijes së sofistikuar në muzikë.

Yll Limani nuk ka menduar asnjëherë të pauzojë. Pas suksesit së duetit të tij më Tunën, ai nisi një tjetër projekt me treshen e madhe Armendin, Aidën dhe Darko Dimitrov.

Projekti i është kushtuar i gjithi dashurisë dhe do të lansohet në muajin qershor. Për titullin e këngës nuk është vendosur asgjë por punimet e klipit do t’i përfundojë IMAGINE, që momentalisht e menaxhojnë këngëtarin.

Ylli ka premtuar se kënga do të jetë super hit dhe që do të jetë shumë ritimike dhe jo sic jemi mësuar ta shohim një kohë të gjatë me balada.

Përveç kësaj ai ka edhe projekte të tjera mirëpo që do t’i mbajë surprizë për publikun.

Artikuj të ngjashëm