”
Paret e BBVK duhet me qëndru në Kosovë”, thirrja e Vullnetit e shkruar në një pasqyrë në shtëpinë më të famshme në vend, shkaktoi një debat të fortë që trazoi banorët.
Rovena u shpreh se publiku e di se kë të votojë për fitues dhe ka kohë që kanë ndarë mendjen për këtë çështje, transmeton Klankosova.tv.
“Ideja është që kur të duan njerëzit dhe kur duan një njeri nuk ua ndryshon mendjen asgjë për ta votuar dhe për ta zgjedhur fitues”, u shpreh Rovena.
Drenusha, mes tjerash, u shpreh se publiku duhet të dijë kujt t’ia japë çmimin e madh dhe jo dikuj që ka mjaftueshëm para duke aluduar te Driloni.
“Njerëzit duhet me ditë kujna me ja dhënë çmimin e kënd me votu, jo njerëzve që kanë”, u shpreh Drenusha.
Në anën tjetër, Xuxi u shpreh se në Big Brother VIP Kosova ka hyrë vetëm për çështje financiare për të fituar çmimin e madh për çka tha se është mundësia e tij e fundit.
“Vullneti e ka shpinë pa fasadë, unë kam hy vetëm për shkaqe financiare e jo me më njoft njerëzit. Veç për pare kom hy të betohem në Allah, më duhen për familjen time sepse kam pasur shpenzime enorme dhe në katër vitet e fundit as makinë time s’kam, endem me autobus. Kam nevojë për këto para pasi janë mundësia ime e fundit”, u shpreh Xuxi.
Por për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.