Para përballjes televizive Luana ka diçka për t’i thënë Ermalit

By

‘Shiko kush luan’, program më i ri që starton sonte në Top Channel në një formë ose tjetrën i jep fund dominimit absolute të ‘Xing me Ermalin’.

Deri sonte, të shtunave ky program përbënte alternativën e vetme në audiencën e kanaleve kryesore në Shqipëri.

Por, panorama e skemës programore pritet të ndryshojë ndonëse akoma nuk mund të thuhet me siguri se sa realisht programi do të konkurojë Xingun.

Por, rivaliteti në ajër është transmetuar edhe në rrjete sociale.

Luana i ka komentuar Ermalit në videon ku paralajmëron emisionin e tij duke u shprehur: ‘Janë të zënë sonte’.

Normalisht, replika e Mamaqit nuk kishte se si të ishte ndryshe përpos me dozë humori. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm