Prej tashmë disa javësh përflitet e dyshohet sa i përket një lidhje të re nga “Përputhen” por si në rastet tjera, jashtë “Përputhen”.
View this post on Instagram
Ana dhe Arsimi u vunë në fokus të syrit të mprehtë të fansave që kapën detaje nga më të ndryshmet, përfshirë postimet nga po i njëjti ambient si indikator për një romancë që ishte ngjizur.
E pyetur në TAR, Ana ndonëse nuk e pranoi zhvillimin, la të kuptohej se një gjë e tillë është e vërtetë.
E nëse keni pasur dyshime, ato ua heqim ne.
Prive.al ka arritur të sigurojë një shkrepje paparazzi që shfaqë Anën dhe Arsimin bashkë. Video është xhiruar sot në ambientet e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” ku bukuroshja ka përcjellë personin e zemrës për fluturim drejt Zvicrës, destinacion në të cilin Arsimi shkaku i familjes dhe punëve i ka vajtje-ardhjet e shpeshta.
LAJMI VIJON NËN VIDEO
Ndonëse nuk kanë folur ende në lidhje me historinë, besohet se njohja dhe nisja e romancës mes dy protagonistëve ka nisur gjatë “Përputhen” ku Ana edhe pas daljes është rikthyer në rolin e opinionistes por edhe si pjesë e stafit të programit në një interval të shkurtër.
Pak nga pak, po zbulohen copëza nga “puzzle” i largimit të Arsimit nga programi që “fajtore” mesa duket ka pasur vetëm një – rënien “kokë e këmbë” në dashuri me Anën.
Kujtojmë se të dy kanë paralajmëruar projekte muzikore andaj mos u habisni nëse në të ardhmen mund t’i shohim bashkë edhe në muzikë e jo vetëm në jetë private. /Prive.al