Pa presion: Këngëtarja e njohur shqiptare gati për rikthim!

By

Është një ndër zërat më të mirë shqiptar, ku muzika e saj është e krijuar nga shpirti dhe larg tendencave që mund t’i sjelli koha.

Duke mos bërë kompromis me gjëra që janë jashtë natyrës së saj, Anjeza Shahini ka vendosur që të jetë pjesë e skenës muzikore shqiptare kur e ndjen dhe jo si një profesion fitim-prurës.

Madje, Anjeza ka lënë dhe Shqipërinë për tu zhvendosur në Londër, ku jeton me bashkëshortin e saj britanik.

Mirëpo, mesa duket tani përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Eurovision po mendon të rikthehet në industrinë e muzikës, e këtë gjë e ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pa presion. Një nga ditët e të shkruarit” – janë detajet e përshkrimit në fotografinë e Shahinit. Se a do të vonoj ky projekt, nuk dimë të themi por që ata që pëlqejnë zërin e Anjezës padyshim se i gëzon ky lajm./Prive.al

Artikuj të ngjashëm