Oriola Marashi peticion për Elvana Gjatën

By

Pas një pauze të gjatë në muzikë, këngëtarja e njohur Elvana Gjata po rikthehet me një projekt të ri.

Pas gati dy muajsh shkëputjes nga rrjetet sociale, këngëtarja është rikthyer duke postuar disa foto, ku shfaqet në majën e një shkëmbi e veshur e tëra me të bardha. Ajo nuk i ka shoqëruar fotot me asnjë koment, por kanë qenë të shumtë ato fansa që kanë aluduar se tashmë Elvana po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Përveç komenteve shumë pozitive që shoqëruan fotot e Elvanës, ai që ra në sy ishte edhe komenti i modeles shqiptare Oriola Marashi, e cila i kërkon këngëtares të rikthehet së shpejti me një projekt.

“Peticioni ‘të bëhemi 1,000,000 veta që Elvana Gjata të nxjerr hitin e verës’ link in my bio’, ka shkruar Oriola.

Oriola Marashi peticion për Elvana Gjatën. Ja për

Ashtu sikur ne, edhe Oriolës i paskan munguar shumë hitet e Elvanës. Kujtojmë se Elvana dhe Oriola kanë një miqësi prej vitesh dhe kjo për faktin se Elvana ka qenë nxënësja e mamasë së Oriolës.

Projekti i fundit që ka sjell këngëtarja është kënga “Me tana”, në dhjetor të vitit të kaluar. Me siguri Elvanës i ka mjaftuar gjithë kjo kohë që të sjell hitin e saj të radhës./R.P/dritare.net

Artikuj të ngjashëm