“Një vit pa Buqen”! Organizohet takim përkujtimor për nder të regjisores Burbuqe Berisha

By

Ditën e nesërme, më 27 tetor, bëhet një vit që regjisorja Burbuqe Berisha u nda nga kjo jetë.

Burbuqe Berisha, ish drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës ndërroi jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Prandaj, në përvjetorin e parë të kalimit në amshim të regjisores, Kolegji AAB dhe miqtë e Buqes kanë organizuar takim përkujtimor “Një vit pa Buqen”.

Takimi do të mbahet të enjten, më 27 tetor 2022 nga ora 16:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm