Olti Curri – Stresit: Po më kujton historinë e trekëndëshit – Trixa, Donald dhe Bora

By

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Olti Curri, në një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me Stresin nga studio gjigante, aty ku mbahen netët Prime – i ka dhënë rep artistin kritikat e tij mbi raportin me Gresën.

Ai ka thënë se historia e tij me Gresën dhe ish të fejuarën e tij, Keisin, po i kujtojnë Currit “historinë e trekëndëshit” të Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemanit.

Curri po ashtu ka shtuar se një histori e tillë tashmë “është e konsumuar” dhe “nuk është më interesante për publikun”.

Artikuj të ngjashëm