Oh jo! Legjenda botërore e muzikës po pensionohet

By

Ai i ka falur botës një numër të madh këngësh të bukura që do të mbeten të paharrueshme për njerëzimin.

Ndërsa tani Elton John do të pensionohet nga turnetë.

Këngëtari 70 vjeçar, ka thënë se do ta bëjë vetëm edhe një turne para se të heq dorë, dhe ai do të zgjasë tri vjet.

Image result for elton john

Trunamenti do të quhet Farewell Yellow Brick Road, dhe biletat do të jenë në shitje që nga 2 Shkurti i këtij viti.

“Gjithmonë kam menduar se do të jem sikurse Ray Charles apo BB King, gjithnjë në rrugë”, ka thënë Elton gjatë një konference për shtyp. “Por prioritetet e mia kanë ndryshuar. Kam fëmijë dhe e kam ndryshuar jetën time. Kjo s’do të thotë që më s’do të jem kreativ, por më nuk do të udhëtoj”.

Elton ka qenë nëpër turne botërore që nga viti 1969, ndërsa tani ai ka dy djem binjakë në moshën 7-të vjeçare. /Prive.al

Image result for elton john

 

 

Artikuj të ngjashëm