Obsesioni i Marinës për Kosovën arrin deri tek preferencat… (VIDEO)

By

Motrat Vjollca, Marina dhe Luana prej kohësh kanë dëshmuar një afeksion të veçantë ndaj Kosovës, që më pas filloi të arsyetohej me lidhjet e tyre me djem kosovarë.

Nga ajo periudhë falë edhe udhëtimeve të shpeshta, bukuroshet kanë treguar mahnitje me traditat dhe ushqimin por duket se ky fiksim është shtrirë edhe në fusha të tjera.

Marina tash e një kohë dëgjon hite të pavdekshme kosovare teksa të preferuarin e ka zbuluar mbrëmë në Instagram.

Ajo ka postuar një video në errësirë nga vetura ku dëgjohet në sfond ‘Bjondina’ e grupit TNT. ‘Kënga ime’ – ka shkruar Marina në postimin e bërë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm