Meqë në muaj mjalti nuk janë nisur ende, ata po qëndrojnë akoma në Londër dhe tashmë kanë bërë paraqitjen e parë publike si çift i martuar.
Duka dhe dukesha e Sukseksit të Britanisë së Madhe, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghane Markle, kanë bërë paraqitjen e parë në fillimin e festës së ditëlindjes së 70-të të Princit Charles.
Por një moment shumë qesharak ka ndodhur derisa Princi Harry, po jepte një fjalim për babain e tij në Londër.
Në një pikë gjatë fjalimit të tij, një grerëz po fluturonte rreth tij, e ai e ndaloi fjalimin duke thënë: “Më falni, ajo bletë për pak më pickoi”.
Turma menjëherë ka shpërthyer në të qeshura, e po ashtu edhe Dukesha Meghan Markle.
E pak nga ai moment, Dukesha ia ka sqaruar Princit Charles dhe gruas së tij Camilas, atë që ndodhi ngase u dha përshtypja se ata s’e kishin dëgjuar mirë. /Prive.al