Mos kalimi në finale nuk është kapërdirë lehtë nga këngëtarja Rovena Stefa.
Kjo e fundit e revoltuar, nga dita e djeshme nisi një varg postimesh në rrjete sociale.
Teksa dje hidhte kunja duke zbuluar artistët që i ka votuar me më së shumëti pikë, sot këngëtarja është marrë me ata që i kanë vlerësuar këngën me zero pikë.
Dhe pikërisht, shumica prej tyre rezultojnë të jenë ata të cilëve Rovi i dha më së shumëti pikë.
Në rrjete sociale, Rovena ka publikuar kolazhin me artistë si: Elhaida Dani, Endri dhe Stefi, Fifi, Samanta, Mentor Haziri e Stresi të cilët nuk i kanë dhënë asnjë pikë teksa vetë, 26 pikë i kishte dhënë Samantës, 22 pikë Elhaidës e 21 Fifit.
‘Flm te gjitheve qe paten kaq frike nga une??, e keni treguar veten te dobet dhe aspak artiste siç pretendoni qe jeni! Ne fund te fundit Populli e Di??❤️??. Pune te mbare ne Pazare te tjera!’ – deklaron mes tjerash në postimin e bërë Stefa.
Lexoni të plotë reagimin e saj më poshtë. /Prive.al/