“Nuk kemi fitime nga festivali Sunny Hill”, thotë Dukagjini

By

Organizatori i festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa ka thënë se ende nuk kanë filluar të fitojnë nga ky festival.

Megjithatë, ai është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që ta komercializojnë festivalin.

“Festivali është në shërbimin e fondacionit, do të thotë çdo cent në qoftë se fitohet prej festivalit, që ende nuk na ka ndodhur, ne gjithmonë i kemi zotuar për fondacion minimumin 250 mijë në vit, të cilat ne ende i japim prej biznesit tonë”.

“Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që ta komercializojmë festivalin, por gjithmonë është nën shërbimin e fondacionit”, është shprehur tutje Lipa.

Artikuj të ngjashëm