Nuk duken të shtrenjta, por këto veshje të Getit kalojnë shumën katër shifrore

By

I krahasuar shpesh herë me reperin P Diddy për nga stili dhe kostoja e veshjeve të tij, Getoar Selimi e ka dëshmuar se kur vjen puna te pamja as nuk e ka ndërmend të kursehet.

Reperi kosovar që ka tash e 20 vjet në skenë, gjithmonë gjen markat më të shtrenjta, ku janë e ku s’janë, për t’i shtuar në garderobën e tij.

Së fundmi, ai ishte për pushime në ishullin Barbados të Shteteve të Bashkuara, e ka publikuar një fotografi me një palë veshje të markës Stella McCartney.

Por ndonëse në shikim të parë s’të japin përshtypjen se janë të kushtueshme, rrobat e Selimit kapin një shumë katër shifrore.

Faqja shqiptare në Instagram, What They Wearin, ka publikuar çmimin e veshjeve të reperit, e vetëm bluza kushton 565 euro, ndërsa pantallonat e shkurtra 420 euro. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm