Nuk do ta njihni 2Tonin në vitin 2007! (VIDEO)

By

Reperi shumë i pëlqyer, 2Ton suksesin dhe famën e ka arritur viteve të fundit me këngët e shndërruara në hite të mëdha por përpjekjet i ka të hershme.

Artoni ka shumë vite që merret me muzikë dhe ka qenë prezent në Top Fest qysh në vitin 2007 pavarësisht se mund ta kemi harruar këtë pjesë.

Tashmë kur janë hapur arkivat e festivalit të suksesshëm që mbylli kaptinën vitin e kaluar, një ndër performancat që është postuar në Youtube është edhe ajo e 2Ton.

Nëntë vite më parë, kur Top Fest dhe Top Media në përgjithësi ishin në maje, reperi ferizajas kishte vendosur të marr pjesë me këngën ‘Hey lady’.

I ri atëbotë, me një stil më ndryshe dhe me disa kilogramë më pak, Artoni pothuajse nuk njihet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm