Nostalgjikë? Fifi dhe Graniti i ‘kthehen’ njëri-tjetrit përmes këtij momenti

By

E keni ndjekur apo jo Big Brother VIP, të gjithë kemi qenë të njohur për raportin Fifi – Granit brenda shtëpisë.

Të dy banorët ishin shumë të afërt me njëri tjetrin, dhe shumë shpesh kishin edhe rëniet e tyre dhe zënkat.

Rrugëtimi i tyre i përbashkët brenda shtëpisë u ndërpre me daljen e Granitit nga shtëpia. Ndonëse të dy kishin raporte të acaruara, Fifi e përcolli me lot tek dera.

Nga jashtë, Graniti shprehi përkrahjen e tij që Fifi të jetë fituese. As ky moment nuk erdhi sepse Fifi ndërpreu rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme rreth një javë më parë për arsye shëndetësore.

Tani që të dy janë jashtë, kanë deklaruar se akoma nuk kanë takuar njëri tjetrin në privatësi. Në një nga paraqitjet e Fifit në studio ku prezent ishte edhe Graniti, ajo u tregua shumë e ftohtë karshi tij.

Në fakt, i ftuar në Prive, Graniti pohoi ndër të tjerash, se ai nuk ka takuar Fifin që nga dalja e saj nga shtëpia.

Por së fundmi ata komunikuan me njëri tjetrin me disa postime në rrjete sociale. Ishte Graniti ai që ndau një moment të shkëputur nga festa e Halloween-it brenda shtëpisë.

Në videon e ndarë, Graniti dhe Fifi vallëzojnë bashkë dhe kjo e fundit i dhuron një puthje në qafë.

View this post on Instagram

A post shared by G🔱 (@granitcana)

Të njëjtin postim ka ndarë edhe Fifi në Instastory duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre nuk është edhe aq i ftohtë më. Si duket “larg syve larg zemrës” nuk vlen në këtë rast! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm