North West ndjek hapat e babait të saj

By

 

Njejtë  si babi!

North West, vajza e reperit të njohur Kanye West dhe yllit botëror Kim Kardashian u hodhi në skenë për të kënduar së bashku me babanë e saj të famshëm, në eventin e tij “E Dielë Shërbimi”, që u mbajt në Amfiteatrin Aretha Franklin në Detroit këtë fundjavë.

Image result for kanye kim and north

 

 

Në videot e postuara në Instagram Story të Kim Kardashian, North West tashmë 6 vjeç , mund të shihet duke kënduar së bashku në skenë me Kanye, si dhe interpretues të tjerë dhe anëtarë të korit.

Sot është dita kur albumi i ri shumë i pritur i fituesit Grammy, Jesus Is King, duhet të ishte hedhur në treg. Sidoqoftë, u raportua këtë javë se albumi mund të mos dilte në datën e pritur.

Image result for north west singing at sunday service in detroit

Kim ishte në të vërtetë e para që njoftoi albumin e ri të burrit të saj në gusht, duke postuar listën e këngëve në mediat sociale së bashku me datën, “9.27.19”.

Gjatë vitit të kaluar, në “Shërbimet e së Dielës” të Kanye kanë marrë pjesë një numër i madh i figurave publike, duke përfshirë Chance the Rapper, Brad Pitt, Katy Perry dhe Orlando Bloom.

Image result for kanye sunday service

Në fillim të këtij muaji, Chance Rapper u pyet se qfarë duhet të bënte një njeri i zakonshëm që të merrte një ftesë në një nga “Shërbimet e së Dielës” të Kanye.

“Ju duhet të njihni dikë,” tha ai duke shtuar se shërbimet janë ” shumë të bazuara në Krishtin”.

Kim gjithashtu ka sqaruar më parë se shërbimet e Kanye janë një “përvojë shëruese”.

Burimi: Eonline.com

 

Artikuj të ngjashëm