Noizy pauzon deri në publikim të albumit

By

Noizy gjatë këtij viti ishte tejet aktiv me projekte muzikore që rezultuan shumë të suksesshme. Megjithatë reperi me gjasë në muajt në vijim do të pauzojë.

Këtë e ka lënë si opsion të hapur në një postim në Facebook ku tregon se ka shumë mundësi që të mos publikojë këngë deri në lançimin e albumit të ri.

Ky album që do i shtohet diskografisë shqiptare para muajve të verës do përmbajë 18 këngë, pesë prej të cilave me klip.

Vetëm ‘Number One’, ‘Big Body Benzo’ dhe ‘Turn up my money’ janë krijime të përfshira në këtë album që kemi pasur rastin t’i dëgjojmë.

Deri tek momenti i publikimit të albumit, Noizy i ftoi fansat që të shijojnë këngët tashmë të lançuara. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm